Piloti britanik, Lando Norris, doli fitues në garën për Çmimin e Madh të Monakos. Skuadra McLaren ishte mjaft e suksesshme, pasi edhe piloti tjetër, Oscar Piastri u gjend në podium, pasi garën e përfundoi në pozitën e tretë.
Pas fitores, Norris u shpreh shumë i kënaqur.
“Ndjesia është e pabesueshme. Një garë e gjatë, rraskapitëse, por shumë argëtuese. Pjesën më të madhe të garës kishim mundësi të shtynim fort. Çereku i fundit ishte stresues me Charlesin pas meje dhe Maxin përpara, por ia dolëm të fitojmë në Monako”, ka thënë Norris.
“Kjo është ajo për të cilën kam ëndërruar që fëmijë, dhe tani e kam realizuar njërën nga ëndrrat e mia. Pjesa më e vështirë ishte fundi. Kisha ndjesinë se po e kontrolloja situatën gjatë gjithë garës, por Max e ngadalësoi pak ritmin dhe e dija që Charles kishte shanse. Po përpiqesha ta ngadalësoja Maxin që të mund ta sulmoja kur të ishte momenti. Jam tepër i lumtur, skuadra është tepër e lumtur. Prandaj na pret një natë fantastike sonte!”, deklaroi Norris me të përfunduar gara.



