Hamilton e pa veten “në mesin e askundit”
H

Hamilton e pa veten “në mesin e askundit”

Derisa Charles Leclerc arriti të ngjitej në podium, duke u renditur i dyti në garën për Çmimin e Madh të Monakos, kampioni i shtatëfishtë i botës, Lewis Hamilton, u detyrua të kënaqej me vendin e pestë.

Vetë Hamilton ka rrëfyer se ka kuptuar pak nga 78 xhirot e djeshme. “Nuk mund ta shpjegoj boshllëkun prej 51 sekondash nga Norris. Është pak çmenduri ta shohësh, por thjesht ndodhi. Për sa më përket mua, e gjeta veten në mes të askundit”, tha Hamilton.

“E kam nisur me penalitet, kam ndenjur pas dy makinave për një kohë dhe më pas kam arritur t’i kaloj. Pastaj e gjeta veten në tokën e askujt. Mendoj se diferenca ishte relativisht e madhe dhe nuk po konkurroja me askënd. Më duhej një makinë sigurie apo diçka tjetër, por nuk erdhi”, shtoi piloti britanik i Ferrarit.

“Strategjia nuk ishte shumë e qartë për mua. Informacioni nuk ishte saktësisht aq i qartë dhe për shumicën e kohës nuk dija pothuajse asgjë. Nuk e dija se për çfarë po luftoja. Nëse shikoj të dhënat, nuk isha shumë afër asnjërit nga të parëve. Shpresoja në një garë më të mirë, por tani përgatitem për fundjavën e ardhshme”, tha Hamilton.

TË FUNDIT