Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, u rendit i dyti në garën për Çmimin e Madh të Monakos.
Leclerc i solli Ferrarit podiumin e dytë këtë sezon (i pari ishte në Kinë), dhe kjo është hera e dytë në karrierën e tij që ngjitet në podium në garën e tij të shtëpisë, pasi në vitin 2024 ai kishte fituar.
“Garen e sotme e humbëm dje. Në fund të fundit, duhej të kishim bërë një punë më të mirë. Lando bëri një punë më të mirë këtë fundjavë dhe e meritoi fitoren. Vitin e kaluar realizova ëndrrën time të fëmijërisë, jo edhe këtë vit, por duke marrë parasysh gjithçka, rezultati është mbi pritshmëritë tona. Mendoja se edhe hyrja në top 10 do të ishte sfidë, ndërsa në fund përfunduam të dytët dhe shumë afër vendit të dytë në kampionat. Në përgjithësi, ishte një fundjavë e mirë, por do të doja shumë të fitoja”, tha Leclerc.

Në fund, ishin kualifikimet që vendosën për këtë garë, dhe Charles Leclerc-it iu desh të kënaqej me vendin e dytë, pavarësisht përpjekjes së madhe në fund.
“Mendoj se nuk mund të bënim shumë më tepër. Është për të ardhur keq, por dhamë gjithçka nga vetja”, ka theksuar Leclerc.



