Një skenë prekëse ka ndodhur në garën e MotoGP në Silverstone. Fabio Quartararo, në lot dhe i gjunjëzuar në pistë, pas një dështimi teknik që i mohoi fitoren. Francezi kryesonte me pesë sekonda para se t’i prishej sistemi për uljen e pjesës së pasme të motorit Yamaha në xhiron e 12-të, duke ia dhënë fitoren Marco Bezzecchit.
Bezzecchi shënoi fitoren e tij të parë me Aprilia dhe të katërtën në MotoGP, në një moment kyç për skuadrën italiane që ndodhet në tensione me Jorge Martin. Drejtori i përgjithshëm i Aprilia-s, Massimo Rivola, dërgoi një mesazh të qartë: “Motori ynë mund të fitojë.”
Marc Marquez zuri vendin e tretë dhe ruajti kryesimin në renditjen e kampionatit me 196 pikë, ndjekur nga vëllai i tij Alex (172), ndërsa Bagnaia mbeti i treti me 124 pikë pas një rrëzimi.
Gara e radhës zhvillohet më 8 qershor në Aragon.



