Ferrari me të cilin Michael Schumacher fitoi në Çmimin e Madh të Monakos në vitin 2001 u shit për 16 milionë euro, ose më saktë për 15,98 milionë euro, në një ankand në Monte Karlo.
Legjendari gjerman garoi me të edhe në Çmimin e Madh të Hungarisë, ku po ashtu doli fitues dhe siguroi titullin e katërt nga gjithsej shtatë kampionatet botërore që fitoi gjatë karrierës së tij.
Bolidi u shit në një ankand të mbajtur nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s, përpara kualifikimeve për Çmimin e Madh të Monakos të këtij viti. Ishte gjithashtu bolidi i katërt më i shtrenjtë i Formula 1 i shitur ndonjëherë.
Rekordi botëror u vendos në shkurt, kur “streamliner”-i i Mercedesit, me të cilin kishin garuar Stirling Moss dhe Juan Manuel Fangio, u shit për 50,87 milionë euro.
Ky është bolidi më i shtrenjtë i drejtuar nga Schumacher që është shitur ndonjëherë në ankand. Rekordin e mëparshëm e mbante Ferrari F2003 i vitit 2002, i cili ishte shitur për 11,60 milionë euro.



