Skuadrat e Formula 1 me kërkesë specifike për pistën e Monakos
S

Skuadrat e Formula 1 me kërkesë specifike për pistën e Monakos

Pas garës së Çmimit të Madh të Monakos, skuadrat e Formula 1 po kërkojnë ndryshime në konfigurimin e pistës, duke e cilësuar pamundësinë për parakalime si problemin kryesor.

Shefi i Red Bull-it, Christian Horner, propozoi zgjerimin e pistës në të paktën një segment për të krijuar hapësirë për parakalime. Sipas tij, makinat moderne janë shumë të mëdha për rrugët e ngushta të Monakos dhe pista duhet të përshtatet me kohën.

Edhe shefi i McLaren-it, Andrea Stella, u shpreh se ndalesat e detyrueshme nuk e zgjidhin problemin dhe se duhet marrë në konsideratë ndryshimi i pistës, ndonëse ky hap konsiderohet i vështirë nga organizatorët vendas.

Në garën e fundit në Monte Karlo u panë vetëm dy parakalime gjatë 78 xhirove, duke rritur kritikat për mungesën e spektaklit në një nga pistat më ikonike të kampionatit.

TË FUNDIT