Indiana vetëm një fitore larg finales së madhe
I

Indiana vetëm një fitore larg finales së madhe

Indiana Pacers ka fituar me rezultat 130-121 ndaj New York në ndeshjen e katërt finale play off të Konferencës së Lindjes në NBA.

Sukses që e afron skuadrën me titullin kampion në këtë kah, pasi tashmë Indiana udhëheq 3-1 serinë dhe është një fitore larg finales së madhe.

Edhe pse ishte një ndeshje e luftuar, Indiana nuk zhgënjeu në fushën e saj, duke triumfuar me meritë. Tyrese Haliburton realizoi një “triple double”, me 32 pikë 12 kërcime e 15 asistime, mbështetur edhe nga Siakam me 30 pikë.

Për New York u dallua Jalen Brunson me 31 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Konferenca e Lindjes-Finale
New York – Indiana 121-130 (1-3)

Konferenca e Perëndimit-Finale
Oklahoma – Minnesota (3-1)

TË FUNDIT