Zyrtare: Jorge Martin do të largohet nga Aprilia
Z

Zyrtare: Jorge Martin do të largohet nga Aprilia

Kampioni aktual i MotoGP, Jorge Martin, ka deklaruar se do të largohet nga Aprilia në fund të sezonit.

Martin planifikon të shfrytëzojë një klauzolë në kontratën e tij me Aprilian dhe të largohet nga ekipi në fund të vitit 2025.

Sipas kësaj klauzole, Martin ka të drejtë të ndërpresë bashkëpunimin nëse pas Çmimit të Madh të Francës nuk është ndër pilotët kryesorë në kampionat, çka edhe ndodhi për shkak të një sërë dëmtimesh që e nxorën plotësisht jashtë gare në gjashtë garat e para.

“Nuk kam shkelur kontratën. Kur e nënshkruam, ramë dakord që do të kem të drejtë të vendos për të ardhmen time deri në vitin 2026, në rrethana të caktuara. Ky ishte kushti kyç për ta pranuar ofertën. Vendimi im është marrë me shumë respekt dhe sinqeritet. Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe një dëmtim serioz, dhe tani dua të planifikoj të ardhmen time në mënyrë të qartë”, tha Martin.

Aprilia kohët e fundit ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku shprehet qartë se dëshiron ta mbajë në fuqi kontratën dhe ka paralajmëruar se asnjë skuadër tjetër nuk mund të negociojë me Martinin sa kohë që ai është ende nën kontratë.

TË FUNDIT