Liridon Kalenderi pritet të jetë në qendër të vëmendjes në garën Hill Climb, në Sternberk të Çekisë.
Kalenderi është i dëshmuar në shtigjet evropiane, e sidomos në Sternberk, ku në të kaluarën njëherë ka qenë fitues e njëherë është renditur i dyti.
Respekti dhe pritjet nga Kalenderi dëshmohen edhe me faktin që në posterin zyrtar të garës është dizajnuar edhe vetura e tij.
Në Sternberk, me ftesë nga organizatori do të jetë Arjeta Rysha, e cila vazhdon të jetë e vetmja femër autmobiliste e Kosovës që po merr pjesë në gara të disiplinës malore.
Rysha sivjet do të garojë me veturën Honda Type-R 2000 me të cilën pret të ketë shumë suksese.
Në të njëjtën garë do të jetë pjesëmarrës edhe Kushtrim Bytyqi.
Gjithsesi, kjo fundjavë do të jetë interesante për garuesittanë dhe dashamirët e autosportit.



