Oscar Piastri me McLaren ka fituar garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1, zhvilluar në Barcelonë.
Një garë e dominuar nga piloti australian, që e nisi atë nga “pole” dhe e mbrojti kreun deri në fund.
Në vendin e dytë u klasifikua shoku i tij i skuadrës Lando Norris, në një fitore të dyfishtë për makinën McLaren, e pakapshme nga rivalët.
Në podium edhe Charles Leclerc me Ferrari, që përfitoi nga një gabim i Verstappen pak xhiro para fundit.
Në një garë të mërzitshme dhe pa parakalime, ndërsa emocionet e vetme ndodhën 10 xhiro nga fundi, kur në pistë hyri makina e sigurisë, pas problemit që ka makina Mercedes e Kimi Antonellit.
Në momentin që u largua makina e sigurisë Verstappen humbi kontrollin e makinës dhe u parakalua nga Leclerc, me të cilin pati edhe një kontakt. Edhe George Russell përfitoi dhe gjithashtu pati kontakt me holandezin.
Në momentin që Rusell duhej të rikthejë pozicionin, ai e përplas qëllimisht britanikun dhe më pas penalizohet me 10 sekonda, duke e mbyllur garën në vendin e 10-të.
Një Verstappen nervoz në fundin e garës (3 kontakte në dy xhiro).
Russell u rendit i katërti, ndërsa në të pestin doli Nico Hulkenberg, që në fund parakaloi Lewis Hamilton me Ferrari (i gjashti). Në zonën e pikëve edhe Hadjar, Gasly, Alonso e Verstappen.



