Shqipëria zhvillon stërvitjen e parë para përballjes ndaj Serbisë, Sylvinho në ethe të mungesës së disa lojtarëve
S

Shqipëria zhvillon stërvitjen e parë para përballjes ndaj Serbisë, Sylvinho në ethe të mungesës së disa lojtarëve

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht përgatitjet në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Pasditen e sotme ekipi I drejtuar nga trajneri Silvinjo mbajti seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ku u vëzhgua gjendja fizike e lojtarëve dhe u provuan skema të ndryshme taktike.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije që ekipi u stërvit I plotë më të gjithë lojtarët që kanë mbërritur në Shqipëri, ndërkohë që Jasir Asani dhe Arlind Ajeti pritet të bashkohen në orët në vijim.

Seanca stërvitore e radhës do të zhvillohet nesër pasdite, e cila do të jetë e hapur 15 minutat e para për median.

TË FUNDIT