A është Granit Xhaka në prag të largimit nga Bayer Leverkusen?
A

A është Granit Xhaka në prag të largimit nga Bayer Leverkusen?

Pas largimit të trajnerit Xabi Alonso, e ardhmja e Granit Xhakës te Bayer Leverkusen ka hyrë në një fazë pasigurie.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka udhëtuar me Kombëtaren e Zvicrës për të zhvilluar dy ndeshje miqësore, ndaj Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ShBA-ve .

Sipas mediumit zviceran Blick, e ardhmja e Xhakës pritet të qartësohet pas rikthimit të tij nga pushimet verore, transmeton AutoPortali.

Që pas largimit të Alonsos nga stoli i Leverkusenit, disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës gjermane kanë marrë drejtimin e daljes. Jonathan Tah është transferuar te Bayern Munich, ndërsa Jeremie Frimpong i është bashkuar Liverpool-it. /AutoPortali/

TË FUNDIT