Gjatë një transmetimi të një ndeshjeje basketbolli në Bolonjë ndodhi një situatë e pazakontë. Po luhej ndeshja e kampionatit italian të basketbollit mes Virtus Bologna dhe Milanit, e cila transmetohej drejtpërdrejt në sallën “Segafredo” dhe nëpërmjet televizionit. Në publik ndodhej edhe Kimi Antonelli (18 vjeç), pilot i Formula 1 për skuadrën Mercedes, i cili është me origjinë nga Bolonja.
Ngjashmëria fizike hutoi regjisorin
Siç pritej, kamerat herë pas here fokusonin një person shoqëruar me grafikën që përmbante emrin e Antonellit. Megjithatë, shikuesit vunë re se personi që po transmetohej nuk ishte në fakt Antonelli. Në vend të tij, në ekran shfaqej Alessandro Luini, një basketbollist nga skuadra e ligës së ulët Campetto Basket Ancona.
Luini dhe Antonelli nuk janë vetëm të ndryshëm për nga profesioni, Luini është 23 centimetra më i gjatë, 10 vite më i vjetër, ka ndjekës shumë më të paktë në rrjetet sociale dhe, në thelb, është një anonim. Megjithatë, për shkak të një ngjashmërie të pjesshme fizike dhe një identifikimi të gabuar, kamerat vazhduan ta ndjekin Luinin gjatë gjithë ndeshjes, ndonëse Antonelli i vërtetë ndodhej gjithashtu në sallë.

Gabime të tilla nuk janë të rralla në prodhime të mëdha sportive, veçanërisht kur bëhet fjalë për identifikimin e personazheve publikë në turma të mëdha. Në këtë rast, gabimi ishte pa pasoja të mëdha, por situata e pazakontë tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale.



