Konfirmohet “Ndeshja e Yjeve” në stadiumin Fadil Vokrri
K

Konfirmohet “Ndeshja e Yjeve” në stadiumin Fadil Vokrri

Në kuadër të 26-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës, do të organizohet një ndeshje futbolli e veçantë, e emërtuar si “Ndeshja e Yjeve”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka konfirmuar disa ditë më parë se në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të marrin pjesë emra të njohur nga bota e futbollit, artistët, sportistët nga fusha të ndryshme si dhe muzikantë, transmeton AutoPortali.

Edhe pse lista e plotë e pjesëmarrësve nuk është bërë ende publike, thuhet se dy futbollistët e njohur, Edon Zhegrova dhe Milot Rashica, do të jenë të pranishëm në këtë ngjarje.

“Ju ftoj të jeni pjesë e kësaj atmosfere festive, ta shijojmë së bashku Ditën e Çlirimit me sport, muzikë dhe dashuri për Kryeqytetin,” shkruhet në postimin e kryetarit Rama.

Ndeshja miqësore do të zhvillohet më 11 qershor, nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

TË FUNDIT