Gjyqtar nga Shqipëria do ta ndajnë drejtësinë në miqësoren e Kosovës
G

Gjyqtar nga Shqipëria do ta ndajnë drejtësinë në miqësoren e Kosovës

Një ekip të gjyqtarëve shqiptarë do të gjykojë ndeshjen miqësore mes Kosovës dhe Armenisë, që do të zhvillohet të premten, më 6 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Juxhin Xhaja do të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi, ndërsa Xhulio Mani dhe Marjus Qose do të asistojnë nga vijat anësore. Florian Lata do të mbajë rolin e gjyqtarit të katërt, transmeton AutoPortali.

Kjo përballje miqësore do të nisë në orën 19:00 dhe pritet të ofrojë një ndeshje interesante për tifozët vendas.

TË FUNDIT