Kampi stërvitor në Pejë, Kuka po i ushtron xhudistët nga disa shtete botërore
K

Kampi stërvitor në Pejë, Kuka po i ushtron xhudistët nga disa shtete botërore

Qyteti i Pejës këtë javë është shndërruar në një qendër të vërtetë të xhudos botërore.

Nën udhëheqjen e trajnerit dhe selektorit tonë Driton Kuka, po mbahet kampi stërvitor me pjesëmarrjen e disa prej shteteve më të fuqishme në këtë sport siç janë: Japonia, Suedia, Bosnja, Porto-Riko, Holanda, Gjermania si dhe ekipi ynë nga Kosova, transmeton AutoPortali.

Këtë e ka bërë të ditur Federata e Judos së Kosovës me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ky Kamp organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, nën komponentën “Diplomacia Publike” që ka për qëllim zhvillimin e diplomacisë kosovare përmes sportit të xhudos.

TË FUNDIT