Një përson ka pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinë konkretisht në kryqëzim.
Aksidentin për AutoPortalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku thuhet se në aksident janë përfshirë dy vetura, persioni i lënduar ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.
“ Konfirmojmë se sot ka ndodhur një aksident trafiku në ora 13:30 në rrugën Gazmend Zajmi, te kryqëzimi në Prishtinë në mes të 2 veturave ku si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime një person. I lënduari ka pranuar tretmanin mjekësor. Policia ka qenë ne vendgjarje dhe po merret me rastin”/AutoPortali/



