Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën tranzit në Pejë, përcjell AutoPortali.
Aksindentin e ka konfirmuar zedhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se ka mbetur I lënduar një person ku është dërguar për tretman në QKUK.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën e tranzitit. Të përfshirë kanë qenë një veturë dhe motoçikletë. Motoçiklisti është dërguar fillimisht në emergjencën e spitalit rajonal për trajtim e pastaj është dërguar në QKUK”, deklaroi ai.
Gashi tha se sipas informacioneve i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.
“Është kryer vendshiqimi dhe po zhvillohen hetimet”./AutoPortali/



