Idrizi emërohet kryetrajner i KFF Mitrovica
I

Idrizi emërohet kryetrajner i KFF Mitrovica

KFF Mitrovica njofton se tanimë do të jetë trajneri i skuadrës së tyre.

Ceremonia e zyrtarizmit u zhvillua sot në ambientet e klubit, në prani të kryetarit Hajrullah Haxhiu dhe menaxheres së klubit, Donika Syla.

“Marrëveshja me trajnerin Idrizi shënon një hap të rëndësishëm për klubin tonë në prag të sfidave të reja në sezonin që po vjen” – thuhet në njoftimin e klubit, transmeton AutoPortali.

Shpëtim Idrizi, i njohur ndryshe edhe si “Shputa” nga qyteti i Mitrovicës, ka përvojë të gjatë te KF Trepça ’89 si lojtar dhe trajner.

Klubi nga Mitrovica beson në përvojën dhe vizionin e trajnerit Idrizi do të jetë thelbësore në arritjen e objektivave të klubit të tyre.

 

TË FUNDIT