Rosberg me krahasim interesant për veprimin e Verstappenit
R

Rosberg me krahasim interesant për veprimin e Verstappenit

Ish-piloti gjerman, Nico Rosberg ka kritikuar ashpër Max Verstappen pas kontaktit me George Russell në Çmimin e Madh të Barcelonës. Ish-kampioni i botës në Formula 1 e krahasoi manovrën e holandezit me atë të Valentino Rossit ndaj Marc Marquez në Sepang më 2015.

“Kur pashë incidentin, më erdhi menjëherë ndër mend ajo që ndodhi mes Rossit dhe Marquez,” tha Rosberg për Sky Sports UK.

Sipas tij, Verstappen e goditi qëllimisht Russell dhe duhej të skualifikohej, jo thjesht të penalizohej me 10 sekonda.

“Manovra ishte e qëllimshme. Si rasti i Vettel me Hamilton në Baku 2017. Max meritonte flamurin e zi,” shtoi gjermani.

Nga ana tjetër, drejtuesi i Red Bull, Christian Horner, u shpreh shkurt: “Nico komenton në mënyrë sensacionale. Nuk ia vlen të merremi”.

TË FUNDIT