Formula 1 së shpejti edhe me një skuadër të re
F

Formula 1 së shpejti edhe me një skuadër të re

Jonathan Wheatley, ish-drejtori sportiv i Red Bull-it, është emëruar shef i skuadrës Sauber, që nga sezoni i ardhshëm do të bëhet ekipi zyrtar i Audi-t në Formula 1.

Me përvojë 35-vjeçare në sport, Wheatley shprehet i bindur se projekti me Audi-n do të sjellë fitore dhe tituj botërorë, pavarësisht dyshimeve për motorin e vitit 2026.

Ai thekson investimet nga Audi dhe Katari, si dhe ambicien për të ndërtuar një skuadër konkurruese.

“Nuk vij në punë për të plotësuar numrin. Do të fitojmë gara”, u shpreh Wheatley për Reuters.

TË FUNDIT