Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka vendosur për të ardhmen e tij se në cilin skuadër do të vazhdoj karrierën profesionale si futbollist.
Fituesi i mbrëmshëm i Nations League, ka vërtetuar se ai do të qëndroj tek skuadra e sheikëve arab, Al-Nassr, transmeton Auto Portali.
Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, Ronaldo do të qëndrojë edhe për një sezon tek skuadra arabe.
“Në thelb asgjë s’do të ndryshojë. Pra, Al Nassr? Po!”, deklaroi Cristiano pas finales së Ligës së Kombeve.
“Ju e dini se sa i vjetër jam unë tashmë, jam më afër fundit sesa që isha në fillimet e mia… Por, më duhet ta shijoj çdo minutë. Nëse nuk do ta pësoj ndonjë lëndim serioz, do tëvazhdoj” – ka thënë Ronaldo pas fitores së finales së Nation League.
Ylli i Portugalisë tanimë është 40 vjeçar, ndërsa ende është në top formë.



