Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot ka bërë homazhe në nderim të përvjetorit të 7-të të vdekjes së legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Ademi ne këto homazhe është shoqëruar edhe nga miku i madh i futbollit, Jerome Champagne, transmeton AutoPortali.
Delegacioni i FFK-së vendosën kurora lulesh pranë varrit të Vokrrit dhe shprehu mirënjohje për kontributin historik të tij në zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur FFK me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.



