Skuadra e madhe e Formula 1 synon George Russellin
S

Skuadra e madhe e Formula 1 synon George Russellin

Piloti britanik i Mercedesit, George Russell, mund të ndryshojë skuadër në sezonin 2026 të Formula 1, pasi Aston Martin ka shprehur interes për të. Russell ndodhet në muajt e fundit të kontratës me Mercedesin dhe, megjithëse është optimist për rinovim, po shqyrton mundësi të tjera.

Ai është parë në bisedime me drejtues të McLarenit dhe Red Bullit, ndërsa pas garës në Kinë u pa duke u përqafuar me këshilltarin e Alpine, Flavio Briatore.

Drejtori i Red Bullit, Christian Horner, e ka vlerësuar Russellin dhe nuk e përjashton si kandidat për vitin 2026.

TË FUNDIT