Dy herë kampioni botëror në Superbike, Toprak Razgatlioglu, do të garojë sezonin e ardhshëm në Moto GP me ekipin Pramac Yamaha. Turku 29-vjeçar rikthehet te Yamaha, me të cilën fitoi titullin e parë, duke përfunduar bashkëpunimin me BMW-në.
Kontrata është për vitin 2026, vit kur përfundon edhe epoka aktuale e Moto GP-së. Paolo Pavezio nga Yamaha Racing e cilëson këtë kalim si një rikthim në shtëpi dhe sfidë të re për Toprakun.

Razgatlioglu aktualisht renditet i dyti në Superbike, ndërsa kampionati i Moto GP vazhdon këtë fundjavë në Misano. Ardhja e tij në Pramac pritet të sjellë ndryshime në përbërjen e skuadrës, me largimin e mundshëm të Jack Millerit ose Miguel Oliveiras.
Gara e ardhshme e Moto GP do të zhvillohet në Mugello nga 20 deri më 22 qershor.



