Zyrtare: Leroy Sané lojtari më i ri i Galatasaray
Z

Zyrtare: Leroy Sané lojtari më i ri i Galatasaray

Leroy Sané është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Galatasarayt, pas përfundimit të kontratës me Bayern Munich.

Sulmuesi gjerman ka firmosur deri në qershor të vitit 2028, duke u transferuar si lojtar i lirë, pavarësisht vlerës së tij në treg prej 32 milionë eurosh transmeton AutoPortali.

28-vjeçari, që u transferua te Bayerni pesë vite më parë nga Manchester City për 49 milionë euro, në sezonin e fundit regjistroi 13 gola dhe 6 asistime në 45 paraqitje. Me kombëtaren e Gjermanisë ka luajtur 70 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.

Sané u prit me entuziazëm të madh nga tifozët në Stamboll dhe u shpreh: “Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu.”

Ky transferim cilësohet si një goditje e madhe për Galatasarayn, që synon suksese në Evropë dhe mbrojtjen e titullit në Turqi.

TË FUNDIT