Indiana sërish merr epërsinë në finalen e madhe
I

Indiana sërish merr epërsinë në finalen e madhe

Indiana ka fituar  ndaj Oklahomas me rezultat 116-107 në ndeshjen e tretë finale të play off në NBA, duke marrë sërish epërsinë. Tashmë Pacers udhëheqin 2-1 serinë e takimeve finale.

Ndeshjet finale play off riktheheshin në Indianapolis pas 25 vitesh dhe vendasit nuk zhgënjyen.

Një ndeshje e ekuilibruar në shumicën e kohës, por me një epërsi të lehtë të skuadrës vendase, që e meritoi fitoren.

Vendimtar ishin basketbollistët që u aktivizuan nga stoli, nga ku u shënuan 49 pikë. Madje edhe lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Bennedict Mathurin, që e nisi ndeshjen nga stoli dhe realizoi 27 pikë.

Mirë u paraqitën edhe Haliburton me 22 pikë e Siakam me 21 pikë, një trio që bëri diferencën në fushë.

Për Oklahoman, dyshja Williams-Shai realizoi 50 pikë, por që s’mjaftuan për fitore.

 

TË FUNDIT