Foda afër largimit? Reagon presidenti i FFK-së
F

Foda afër largimit? Reagon presidenti i FFK-së

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka hedhur poshtë raportimet për një largim të mundshëm të përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda.

Mediat nga Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan mbrëmë se trajneri gjerman mund të marrë drejtimin e klubit Al-Wahda, duke lënë Kosovën para fillimit të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Ky spekulim ngjalli shqetësim tek tifozët kosovarë, transmeton AutoPortali.

Por Ademi ka reaguar publikisht, duke theksuar se nuk ka asnjë komunikim zyrtar për një lëvizje të tillë.

“As unë si President, e as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e Fodës apo ndonjë palë tjetër,” ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.

Ai shtoi se Foda mbetet nën kontratë dhe se pret që angazhimet e tij të përmbushen, veçanërisht në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Botërorin 2026.

TË FUNDIT