Jep dorëheqje selektori i Polonisë, nuk e duronte dot Lewandowski
J

Jep dorëheqje selektori i Polonisë, nuk e duronte dot Lewandowski

Trajneri Michal Probierz ka dhënë dorëheqjen nga Kombëtarja e Polonisë pas humbjes ndaj Finlandës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

Largimi i tij vjen pas rezultateve të dobëta dhe tensioneve me kapitenin Robert Lewandowski, i cili së fundmi kishte deklaruar se nuk do të luante më për kombëtaren sa kohë që Probierz ishte trajner, transmeton AutoPortali.

Konflikti mes tyre u përshkallëzua kur Probierz e informoi Lewandowskin se nuk do të ishte më kapiten.

Pas dorëheqjes së 52-vjeçarit, i emëruar në vitin 2023, pritet që sulmuesi i Barcelonës të rikthehet sërish në ekipin kombëtar.

TË FUNDIT