Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, është pranë largimit nga Dinamo Zagrebi, sipas mediave kroate.
Klubi kroat po shqyrton ndërprerjen e bashkëpunimit me disa futbollistë, dhe Hoxha është në listën e mundshme të largimeve, transmeton AutoPortali
Për 26-vjeçarin ka interesim nga disa skuadra europiane. Hull City nga Championship-i anglez, tashmë nën drejtimin e trajnerit Sergej Jakiroviç, ka shfaqur interes konkret.
Po ashtu, edhe Kajserispori nga Superliga turke është në garë, së bashku me Trabzonsporin dhe Ejupsporin.
Më herët, edhe Lecce nga Serie A kishte ndjekur Hoxhën, i cili pritet të ketë një verë të ngarkuar në merkato.



