“Treni i fundit” për Bagnaian

“Treni i fundit” për Bagnaian

Pasi preku fundin me Sprintin e tij më të keq në Aragon, Francesco Bagnaia u përmirësua të dielën në Çmimin e Madh, duke kapur podiumin pas vëllezërve Marc e Alex Marquez. Shenja e rilindjes për pilotin e Ducat-it ishte koha e tij e shkëlqyer në xhiron e 22-të, e dyta më e mirë e garës: 1’46.773, pas asaj të Marc Marquez-it në xhiron e 21-të me 1’46.705.

Një kohë që tregon vetëbesimin e rigjetur nga italiani i Ducati-t, duke shpresuar që të mos jetë vetëm një përjashtim. Për Peccon, gara e së dielës ishte një provë krenarie, me shenja inkurajuese rimëkëmbjeje.

Një paraqitje që e rikthen atë konkurrues në nivelet më të larta, duke u matur me dyshen Marquez, por kjo kërkon ende konfirmim dhe vazhdimësi. Kështu, Bagnaia i dha sinjalet, të cilat tani duhet t’i vazhdojë patjetër nëse kërkon të mbajë kontaktet me kreun e kampionatit.

Tashmë menjëherë për të bëhet vendimtare gara e radhës në Mugello, event që do të mbahet në fundjavën mes datave 20 dhe 22 qershor. Fundjava italiane mund të ndikojë ndjeshëm në fatin e Kampionatit Botëror 2025, madje edhe në të ardhmen e karrierës së Francesco Bagnaias, një garë që mund të konsiderohet si treni i fundit për pilotin italian.

TË FUNDIT