Skuadra e Ferrarit po përjeton një krizë të thellë. Sipas mediave italiane, Charles Leclerc ka humbur besimin tek ekipi dhe po shqyrton largimin pas vitit 2026, pavarësisht kontratës që e mban në Maranello deri në 2029. Ai dyshon se Ferrari nuk do të jetë konkurrues pas ndryshimeve të rregullave në Formula 1 për sezonin 2026.
Edhe Lewis Hamilton ndjen mungesën e mbështetjes dhe ka shprehur pakënaqësi përmes komunikimeve në radio gjatë garave. Ai dyshohet se është bashkuar me Ferrarin kryesisht për efekt imazhi.
Shefi i ekipit, Fred Vasseur, është nën presion të madh, veçanërisht pas rezultateve zhgënjyese dhe krahasimeve me skuadra si Sauber, që përdor motorë Ferrari. Përflitet se Antonello Coletta ose Christian Horner mund ta zëvendësojnë atë nëse situata përkeqësohet.

E gjithë kjo ndodh përpara Çmimit të Madh të Kanadasë, në një moment kur Ferrari gjendet përballë shumë pikëpyetjeve të mëdha për të ardhmen.



