Marc-André ter Stegen ka refuzuar një ofertë nga Galatasaray.
sipas gazetës spanjolle SPORT, klubi turk i ofroi portierit gjerman një pagë neto prej 5 milionë eurosh në sezon, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të bindur kapitenin e Barcelonës, transmeton AutoPortali.
Sipas burimeve pranë gardianit, as aspekti financiar dhe as projekti sportiv nuk i përmbushnin pritshmëritë e Ter Stegen, i cili ka vendosur të qëndrojë në “Camp Nou”.
Një takim mes Galatasarayt dhe agjencisë ROOF, që menaxhon gjermanin, u zhvillua në Stamboll, por bisedimet dështuan për shkak të “shumë boshllëqeve” midis palëve.
Ndërkohë, Barcelona ka bërë disa lëvizje për të forcuar portën, duke nënshkruar me Joan Garcia dhe duke negociuar me Wojciech Szczesnyn.
Megjithatë, Ter Stegen nuk e sheh veten jashtë planeve të klubit dhe dëshiron të garojë për vendin e titullarit nën drejtimin e trajnerit të ri, Hansi Flick.



