Xhaka drejt Milanit? Çështje e kryer
X

Xhaka drejt Milanit? Çështje e kryer

Milani është i vendosur ta transferojë Granit Xhakën nga Bayer Leverkusen në San Siro, pasi ai i përshtatet formacionit të trajnerit Massimiliano Allegri, duke sjellë përvojë dhe personalitet në skuadër.

Xhaka ka shprehur gatishmërinë për të kaluar në Milano, por klubi aktual i Xhakës duhet të bindet për ta lënë të lirë, gjë që nuk pritet të jetë e lehtë, transmeton AutoPortali.

Drejtori sportiv i skuadër italiane, Igli Tare, do të nisë kontaktet me Leverkusenin këtë javë, ndërsa Milani shpreson ta mbyllë marrëveshjen më shumë se 10 milionë euro, duke pasur parasysh moshën 32-vjeçare të lojtarit.

Leverkuseni, megjithatë, nuk është i detyruar ta shesë Xhakën, pasi ka përfituar tashmë nga shitja e lojtarëve të tjerë si Tah, Frimpong dhe Ëirtz.

Megjithatë, dëshira e Xhakës për t’u larguar, sidomos pas ikjes së trajnerit Xabi Alonso, mund të jetë çelësi për realizimin e transferimit.

Në një marrëveshje të mundshme, Leverkuseni mund të kërkojë si shkëmbim Malick Thiaë, qendërmbrojtësin gjerman të Milanit, i vlerësuar 25 milionë euro.

Përveç Xhakës, Milani ka në radar edhe Ardon Jasharin, një tjetër lojtar shqiptar që përfaqëson Zvicrën dhe që u shpall futbollisti më i mirë i vitit në Belgjikë.

TË FUNDIT