Hamilton i trishtuar, shtypi një kafshë në pistë (FOTO)
H

Hamilton i trishtuar, shtypi një kafshë në pistë (FOTO)

Lewis Hamilton përfundoi në vendin e gjashtë në Çmimin e Madh të Kanadasë, por renditja e tij mund të kishte qenë më e mirë nëse në xhiron e 13-të makina e tij nuk do të ishte dëmtuar. Gjatë asaj xhiroje, Hamilton shtypi një sorkadhe në pistë. Kafsha e pafat mbeti në vend, ndërsa pjesa e poshtme e makinës së Hamiltonit, u dëmtua. Ferrari konfirmoi se ana e djathtë e pjesës së poshtme të makinës pësoi një goditje, gjë që shkaktoi humbje të forcës së shtytjes (downforce).

“Ndihesha mjaft mirë deri në atë moment. Nuk e pashë çfarë ndodhi, por më thanë se kam goditur një sorkadhe. Është e tmerrshme. I dua shumë kafshët dhe jam shumë i trishtuar për këtë.  Kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë këtu”, tha Hamilton pas garës.

Edhe pse Hamilton thotë se kjo nuk i ka ndodhur më parë, kafshët janë parë shpesh në dhe përreth pistës gjatë Çmimit të Madh të Kanadasë. Fotografët kanë kapur edhe këtë fundjavë disa sorkadhe pranë pistës.

TË FUNDIT