Hamilton përplasi një ketër gjatë Çmimit të Madh të Kanadasë
H

Hamilton përplasi një ketër gjatë Çmimit të Madh të Kanadasë

Piloti britanik Lewis Hamilton përfundoi në vendin e gjashtë në Çmimin e Madh të Kanadasë, pas një episodi të pazakontë që i prishi garën.

Në xhiron e 13-të, ai pësoi dëmtim aerodinamik në makinën e tij, pa kuptuar fillimisht shkakun.

Më vonë u zbulua se Hamilton kishte shkelur mbi një marmotë, një lloj brejtësi që banon në zonën e gjelbër përreth pistës Gilles Villeneuve në Montreal.

Pista ndodhet në ishullin Notre-Dame dhe është e rrethuar nga natyrë, ku jetojnë edhe shumë kafshë të egra.

“Ndjeva diçka, por nuk e dija çfarë ishte. Më pas më thanë se kisha goditur një ketër. Jam i shkatërruar, i dua kafshët dhe nuk ndihem mirë”, tha Hamilton pas garës.

Marmota, fatkeqësisht, ishte në momentin e gabuar në vendin e gabuar. Ky incident ndikoi drejtpërdrejt në performancën e Hamiltonit, duke i ndërprerë shpresat për një podium.

Ndërkohë, fitorja në këtë garë shkoi për George Russell, ish-shoku i skuadrës së Hamiltonit te Mercedes.

TË FUNDIT