Robert Kubica, kampioni me histori dhe buzëqeshje të trishtuar
R

Robert Kubica, kampioni me histori dhe buzëqeshje të trishtuar

Robert Kubica, pas më shumë se një dekade nga aksidenti që i ndryshoi jetën, u shpall kampion i garës “24 Orët e Le Mans” me Ferrarin, bashkë me pilotët Yifei Ye dhe Phil Hanson.

Karrierën e nisi në Formula 1, ku fitoi për herë të parë në vitin 2008 në Çmimin e Madh të Kanadasë. Pritej të kalonte te Ferrari, por më 6 shkurt 2011 pësoi një aksident të rëndë në një garë rally në Itali. Goditja ishte aq e fortë sa barriera metalike përshkoi makinën dhe i shkaktoi dëmtime të rënda, përfshirë amputim të pjesshëm të dorës së djathtë dhe 42 eshtra të thyera.

“Kam mbërritur në spital me vetëm një litër gjak. Ana e djathtë e trupit ishte e shkatërruar. Për muaj të tërë nuk ndjeja asgjë”, kujton Kubica.

Pas më shumë se 20 operacionesh dhe rehabilitimi, ai u rikthye në gara në vitin 2012 me timon të modifikuar dhe më pas arriti të rikthehej edhe në Formula 1 me skuadrën Williams.

Edhe pse me sfida të mëdha, ai arriti të fitojë një pikë në sezonin 2019 dhe sot, në moshën 40-vjeçare, është shpallur kampion në një nga garat më prestigjioze në botë. Robert Kubica është simbol i forcës, qëndrueshmërisë dhe rikthimit të pamundur.

TË FUNDIT