Norris e pranon gabimin e madh (VIDEO)
N

Norris e pranon gabimin e madh (VIDEO)

Piloti i McLaren-it, Lando Norris, ka kërkuar ndjesë pasi u përplas me shokun e skuadrës, Oscar Piastri, në Çmimin e Madh të Kanadasë. Përplasja e detyroi Norrisin të tërhiqej nga gara, ndërsa Piastri përfundoi i katërti.

“Nuk duhej të provoja parakalimin nga jashtë. Ishte rrezik i panevojshëm, sidomos ndaj shokut të skuadrës. E pagova çmimin për gabimin tim,” tha Norris.

Pas incidentit, ai mori përgjegjësinë dhe theksoi se e ndjeu veten si “budalla” për dëmin e shkaktuar ekipit. McLaren ka lejuar garë të lirë mes pilotëve, por kontakti mes tyre është i ndaluar.

Piastri udhëheq në renditjen e pilotëve me 198 pikë, ndjekur nga Norris me 176 dhe Verstappen me 155. Kampionati vazhdon me garën në Austri pas dy javësh.

TË FUNDIT