Historike në NBA – Dyshja e Oklahomas shkruan histori duke realizuar 85% të pikëve të skuadrës
H

Historike në NBA – Dyshja e Oklahomas shkruan histori duke realizuar 85% të pikëve të skuadrës

NBA-ja është dëshmitare e një tjetër momenti historik që pritet të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve të basketbollit.

Yjet e Oklahoma City Thunder, Shai Gilgeous-Alexander dhe Jalen Williams, kanë bërë diçka që nuk është parë më parë në parketet e NBA-së: ata shënuan 85% të pikëve të skuadrës së tyre në një ndeshje zyrtare.

Në fitoren ndaj Indiana Pacers me rezultat 120-109, dyshja magjike ishte thjesht e pandalshme.

Jalen Williams realizoi një ndeshje të jashtëzakonshme duke regjistruar 40 pikë, ndërsa superylli kanadez, Shai Gilgeous-Alexander, kontribuoi me 31 pikë të tjera, transmeton AutoPortali.

Së bashku, ata shënuan 71 nga gjithsej 120 pikët e Thunder, një statistikë që tregon rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij dueti për suksesin e ekipit.

Ky është një precedent i parë në historinë e NBA-së – që dy lojtarë të një skuadre të realizojnë një përqindje kaq të lartë të pikëve totale, duke tejkaluar edhe kombinimet më të famshme në histori si Jordan-Pippen apo Shaq-Kobe në një ndeshje të vetme.

Oklahoma City Thunder, një nga skuadrat më të reja në NBA por me potencial të madh, është tashmë shumë pranë një suksesi madhor.

Nëse arrijnë të fitojnë edhe ndeshjen e radhës, ata mund të sigurojnë titullin kampion – një arritje që do të kurorëzonte një sezon spektakolar për ekipin dhe sidomos për dyshën që ka elektrizuar fansat në mbarë botën.

Ky moment do të hyjë jo vetëm në analet e statistikave të NBA-së, por edhe në zemrat e tifozëve të Thunder dhe sportdashësve kudo.

TË FUNDIT