Dështon transferimi i Mirlind Dakut te Zeniti
D

Dështon transferimi i Mirlind Dakut te Zeniti

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, nuk do të veshë fanellën e Zenit Shën Pjetërburgut. Sipas asaj që raporton Telesport, transferimi është anuluar në fazën përfundimtare, pikërisht në momentin e firmës së kontratës.

Pengesë kryesore ka qenë diferenca e konsiderueshme mes kërkesave financiare të lojtarit dhe ofertës së klubit rus, transmeton AutoPortali.

Daku dhe përfaqësuesit e tij kanë kërkuar një pagë që varionte nga 2.5 deri në 3 milionë euro në vit, por Zeniti nuk ka pranuar kushtet, përfshirë edhe bonuset që ishin pjesë e marrëveshjes.

Ndërkohë, klubet kishin arritur marrëveshje për kartonin e sulmuesit në vlerën e 8 milionë eurove dhe ishin caktuar edhe testet mjekësore, por negociatat për termat personalë nuk prodhuan suksesin e pritshëm.

Pavarësisht dështimit të këtij transferimi, Mirlind Daku vazhdon të jetë në radarin e klubeve të njohura. Një ndër pretendentët kryesorë për të është Besiktas, një nga emrat më të mëdhenj në futbollin turk.

TË FUNDIT