Donald Trump ka qenë pranë një xhiroje me një makinë të Formula 1 në pistën Circuit of the Americas (COTA), por McLaren refuzoi ta lejonte. Lajmi u përhap fillimisht nga Canal+ gjatë Çmimit të Madh të Kanadasë, ku thuhej se presidenti amerikan do të drejtonte një monoposto McLaren në Austin.
Megjithatë, skuadra britanike e mohoi këtë mundësi, ndërsa pengesë tjetër ishte edhe Shërbimi Sekret, i cili nuk lejon presidentët të ngasin makina në rrugë publike, për arsye sigurie. Përjashtim janë pistat e mbyllura, siç është COTA, ndaj në teori, Trump mund ta bënte xhiron, por, megjithatë, diçka e tillë nuk ndodhi.



