Trajneri i FC Sheriff Tiraspol, Victor Mikhailov, ka komentuar përballjen me skuadrën e Prishtinës në raundin e parë kualifikues të UEFA Europa League.
Ndeshjet do të zhvillohen më 10 dhe 17 korrik. Ai u shpreh se çdo short në këtë fazë është i vështirë për t’u parashikuar, por e konsideroi Prishtinën si klubin më të suksesshëm në Kosovë, transmeton AutoPortali.
“Ka shumë lojtarë me cilësi në kampionatin kosovar. Do të mbledhim informacione për ta dhe do të përgatitemi maksimalisht,” deklaroi Mikhailov.
Ai shtoi se FC Sheriff gjithmonë hyn në fushë për të fituar, duke theksuar se filozofia e klubit nuk ka ndryshuar – gjithmonë synojnë suksesin, pavarësisht kundërshtarit.



