Besnik Hasi kërkon dy shqiptarë te Anderlechti
B

Besnik Hasi kërkon dy shqiptarë te Anderlechti

Trajneri shqiptar Besnik Hasi, aktualisht në krye të skuadrës belgje Anderlecht, po punon për të sjellë dy futbollistë shqiptarë në ekipin e tij, duke përfshirë Lindon Selahin dhe Adnan Januzajn.

Lindon Selahi, mesfushori i talentuar që aktualisht është pjesë e HNK Rijeka, nuk ka rinovuar ende kontratën me klubin kroat dhe pritet të largohet në këtë merkato verore, transmeton AutoPortali.

Nga ana tjetër, Adnan Januzaj, i cili ka ende një vit kontratë me Sevilla FC, mund të transferohet në Anderlecht për një shumë prej afërsisht 2 milionë eurosh.

Anderlechti do të marrë pjesë në UEFA Europa League këtë sezon dhe trajneri Hasi dëshiron të forcojë skuadrën me lojtarë cilësorë që njohin mirë stilin dhe filozofinë e futbollit që ai promovon.

Përforcimi me Selahin dhe Januzajn mund t’i japë ekipit belg një shtysë të madhe në garat evropiane.

TË FUNDIT