Shefi i Mercedesit, Toto Wolff, e ka kritikuar ashpër ankesën e Red Bull-it pas fitores së George Russell në Kanada, duke e quajtur atë “të mjerë dhe poshtëruese”.
Red Bull pretendoi se Russell kishte vozitur në mënyrë të rrezikshme dhe jo sportive gjatë periudhës me veturën e sigurisë, por ankesat u refuzuan.
Wolff tha se Red Bull kishte nevojë për dy orë për të bërë ankesën dhe se kjo nuk kishte kuptim. Ai theksoi se fitoret duhet të vendosen në pistë dhe është e sigurt që Max (Verstappen) nuk kishte lidhje me këtë ankesë.

Ndërkaq, shefi i Red Bull-it, Christian Horner, tha se nuk i vjen keq për ankesën, sepse kanë të drejtë ta bëjnë, pasi menduan se diçka nuk ishte e drejtë.



