Edicioni i ri 2025/26 në futbollin e Kosovës do të nisë më 16 ose 17 gusht, ka bërë të ditur FFK.
Superliga dhe Liga e Parë do të jenë dy nivelet e para që fillojnë garat. Prishtina e Re dhe Drenica do të jenë pjesë e Superligës këtë sezon, si kampione të grupeve në Ligën e Parë, përcjell AutoPortali.
Ndërkohë, Liga e Parë do të zhvillohet si një ligë unike me gjithsej 18 skuadra.



