Përplasje te McLaren – Norris “godet” Piastrin
P

Përplasje te McLaren – Norris “godet” Piastrin

Gara për Çmimin e Madh të Kanadasë në Formula 1 përfundoi me tension te McLaren, pas një kontakti mes dy pilotëve të skuadrës, Lando Norris dhe Oscar Piastri.

Britaniku tentoi të kalojë shokun e skuadrës për vendin e katërt, por përfundoi duke e goditur dhe u detyrua të tërhiqej nga gara. Piastri arriti të ruajë pozicionin, ndërsa Norris u penalizua me pesë sekonda.

Shefi i ekipit Andrea Stella e cilësoi incidentin si “të papranueshëm”, ndërsa paralajmëroi se McLaren nuk toleron përplasje të brendshme. Ai gjithsesi theksoi se Norris mori përgjegjësinë menjëherë dhe kërkoi falje.

Ndërkohë, drejtuesi i Mercedes, Toto Wolff, bëri një krahasim të drejtpërdrejtë me rivalitetin e ashpër mes Hamilton dhe Rosberg në vitin 2016: “Kjo situatë mund të bëhet e rrezikshme për ekipin nëse nuk menaxhohet si duhet”.

Për momentin, Piastri kryeson kampionatin me 22 pikë më shumë se Norris, ndërsa McLaren është në krye të renditjes së konstruktorëve me një avantazh të madh ndaj Mercedes.

TË FUNDIT