Real Madridi ka shfaqur interes për mesfushorin 21-vjeçar të Crystal Palace, Adam Wharton, i cili ka spikatur në Premier League me pjekurinë e tij taktike dhe paraqitjet e qëndrueshme, transmeton AutoPortali.
Sipas mediave spanjolle, ai shihet si një opsion i mundshëm për të përforcuar mesfushën dhe për të zëvendësuar veteranët aktual.
Megjithatë, transferimi i tij nuk është i lehtë, Wharton ka kontratë deri në vitin 2029 dhe vlera e tij në treg llogaritet rreth 45 milionë euro, ndërsa Crystal Palace nuk kanë interesim për ta shitur.
Real Madridi e ka përfshirë në listën e opsioneve, por kërkesat e larta financiare mund të bëjnë që klubi të shikojë alternativa të tjera më të përballueshme.
Në ndërkohë, lojtari vazhdon të shkëlqejë në Angli, pa komentuar mbi të ardhmen e tij. /AutoPortali



