Verstappen zbulon tri momentet më të mira në karrierë
V

Verstappen zbulon tri momentet më të mira në karrierë

Ndërsa po i vazhdon përgatitet për Çmimin e Madh të Austrisë, Max Verstappen, 27-vjeçari holandez dhe katër herë kampion bote në Formula 1, ka zbuluar tri momentet më të bukura të karrierës së tij.

I pari ishte fitorja debutuese me Red Bull në Barcelonë 2016: “Ishte gara ime e parë për ekipin dhe kujtimi më i fortë ishte kur pashë babanë nga podiumi,  e kuptova që ia dolëm”.

Momenti i dytë, fitorja dramatike e titullit të parë në Abu Dhabi 2021: “I gjithë sezoni ishte shumë intensiv, me vendim në xhiron e fundit. Ishte emocion i madh”.

I treti, gara në Brazil 2024, ku fitoi nga vendi i 17-të: “Ishte një garë shumë stresuese për shkak të presionit në kampionat. E pashë më vonë në shtëpi për të kuptuar më mirë gjithçka që ndodhi”.

TË FUNDIT