Marco Bezzecchi (Aprilia Racing) dhe Pedro Acosta (Red Bull KTM Factory Racing) vendosën kohë identike në sesionin e parë të praktikës në Mugello, diçka që ndodh shumë rralë. Megjithatë, italiani mori vendin e parë falë kohës së tij të dytë më të shpejtë. Acosta doli nga pista në xhiron e fundit, duke humbur mundësinë për përmirësim.
Brad Binder (KTM) u rendit i treti me shpejtësinë më të lartë të sesionit (362.4 km/h), ndërsa lideri i kampionatit Marc Marquez (Ducati Lenovo) ishte i katërti. Fabio Di Giannantonio (VR46) përmbylli pesëshen më të mirë.
Në top 10 u futën edhe Fabio Quartararo (Yamaha), Maverick Viñales (KTM Tech3), Francesco Bagnaia (Ducati), Alex Marquez (Gresini) dhe Johann Zarco (Honda LCR), duke përfaqësuar pesë prodhues të ndryshëm. Raul Fernandez pati një rrëzim të lehtë, ndërsa Ai Ogura u rikthye pas dëmtimit me vendin e 15-të. Të gjithë 15 pilotët më të shpejtë ishin brenda 0.9 sekondash, duke premtuar një fundjavë plot rivalitet.



