Lewandowski shumë afër transferimit në ligën arabe
L

Lewandowski shumë afër transferimit në ligën arabe

Robert Lewandowski pritet të bashkohet skuadrës arabe menjëherë pas përfundimit të kontratës së tij me Barcelonën në verën e vitit 2026.
Sipas “Al-Riyadiyah”, sulmuesi polak ka njoftuar agjentin e tij për dëshirën për të vijuar karrierën në Lindjen e Mesme.
Kjo nuk është hera e parë që Lewandowski lidhet me një transferim në Arabinë Saudite, por deri më tani, lojtari ka këmbëngulur të respektojë kontratën me Barcelonën, pa ndonjë plan për rinovim.
Ndërkohë, fundi i sezonit për 35-vjeçarin u shoqërua me dëmtime dhe tërheqje nga grumbullimi me përfaqësuesen e Polonisë për shkak të lodhjes fizike dhe mendore, një vendim që shkaktoi polemika në vendin e tij dhe i kushtoi atij shiritin e kapitenit.

TË FUNDIT